Paralajmërimi për “The Irishman”

Prishtinë | 26 Shk 2019 | 19:25 | Nga Ekonomia Online

“The Irishman” nga Martin Scorsese është film i cili është në zhvillim për pothuajse një dekadë, por ajo që është edhe më e rëndësishme është fakti se në film luajnë disa nga bashkëpunëtorët më të mëdhenj të Scorsese: Al Pacino, Robert De Niro dhe Joe Pesci.

Tani Netflixi e ka zbuluar edhe paralajmërimin zyrtar për dramën e shumëpritur kriminalistike. Edhe pse nuk kemi marrë shumë informacione, e dimë se në film luajnë Robert De Niro si Frank “The Irishman” Sheeran dhe Pacino si Jimmy Hoffa. Gjatë gjysmës së filmit aktorët do të ripërtërihen në mënyrë digjitale për t’i luajtur karakteret e tyre në fazat e hershme të jetës.

Filmi është i bazuar në librin “I Heard You Paint Houses” nga Charles Brandt, i cili flet për Sheeranin, vrasësin e Jimmy Hoffa, i cili në fund e merr urdhërin nga shefi kryesor i mafias Russell Bufalino për ta vrarë Hoffan.

Image

Një nga arsyet se pse filmi po përgatitet aq gjatë është se mbështetet në një faktor që mbart shumë rrezik – në teknologjinë e cila duhet t’i ripërtërijë dy yje të famshme gjatë gjysmës së filmit. Me një buxhet të madh prej 140 milionë dollarësh, studios i është refuzuar financimi i filmit deri sa nuk u përfshi Netflixi dhe e mori përsipër rrezikun.

Filmi vjen në Netflix këtë vjeshtë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme