Paralajmërimi për vërshime, Hoti thotë se janë njoftuar komunat e FSK

Prishtinë | 05 Gus 2020 | 14:08 | Nga Ekonomia Online

Hoti thotë se FSK është në gjendje gatishmërie në rast të vërshimeve: I kam njoftuar kryetarët e komunave  

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka deklaruar se ushtria e Kosovës mund të angazhohet, pas paralajmërimeve për mot të lig.

“Sipas Institutit Hidrometeorologjik, mund të priten vërshime nga të reshurat e shumta. Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave së bashku me FSK-në do të jenë në gatishmëri për të intervenuar sipas nevojave që paraqiten nga komunat.

Sapo i njoftuam Kryetarët e Komunave se dy ministrat, Veliu dhe Quni, janë angazhuar tanimë”, ka deklaruar ai.

Të ngjashme