Nënkryetari i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka reaguar mbi tensionet që po ndodhin në selinë e PD-së, kur duhet edhe pak minuta që të nisë protesta e thirrur nga Berisha.
Për këtë të fundit, Alibeaj thotë se do gjak. Kështu nuk mohoi edhe paralajmërimin e Brahos se do të vritet një deputet me inicialet E.A., që përket me emrin e Enkelejd Alibeaj.
Reagim i nënkryetarit të PD, Enkelejd Alibeaj: Sali Berisha do dhune dhe gjak. Nxit demokratet te perplasen me njeri tjetrin dhe vete eshte fshehur. Turp! Kjo eshte fytyra e vertete e Sali Berishes. Te dhunoje kedo qe nuk mendon si ai!
Pak momente më parë jashtë mureve të PD-së u shënuan përplasje mes mbështetësve të Berishës dhe Roland Bejkos. Ky i fundit mbeti jashtë derës së kyçur të PD-së, ku shkoi për mbledhje ndërsa protestuesit e përcollën jashtë duke e shoqëruar me ofendime dhe me goditje.
Vetë Basha dhe anëtarët e tjerë të kryesisë ndodhen në ambientet e brendshme të PD-së, së bashku me kryetarët e degëve.