Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka njoftuar se në takimin e mbajtur të mërkurën me punëtorë teknikë të UP-së, Hasan Prishtina është marrë vendimi që të fillohet me protesta dhe greva.
Përmes një postimi në Facebook, Azemi ka thënë se 8 nëntori është dhënë si datë e fundit për veprime lidhur me rritjen e pagave në të kundërtën do të vazhdohet me greva dhe protesta.
“Në takimin e mbajtur sot me punëtor teknik të UP Hasan Prishtina, u morën dy vendime.