Paralajmërohen greva e protesta kundër zbatimit të Ligjit të pagave

Prishtinë | 13 Nën 2019 | 07:43 | Nga Ekonomia Online

Avokati i Popullit ka pranuar 20 ankesa lidhur me Ligjin për paga në sektorin publik, i cili hyn në fuqi më 1 dhjetor të këtij viti. Sindikata e grupe të punëtorëve në sektorin publik i janë drejtuar këtij institucioni, duke shfaqur pakënaqësinë lidhur me përcaktimet dhe përfshirjen e tyre në këtë ligj.

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, ka thënë për gazetën se janë në proces të shqyrtimit të këtyre ankesave dhe se pas analizimit të tyre do të përcaktohen për hapat që do të ndjekin tutje, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, Avokati i Popullit mund të ngrejë çështjen e përputhshmërisë së ligjeve me Kushtetutën brenda afatit prej gjashtë muajve pas hyrjes në fuqi të ligjit.

Në përgjigje për gazetën, Institucioni i Avokatit të Popullit ka thënë se afati ligjor për ngritjen e çështjes në fjalë fillon në rrjedhë nga momenti i hyrjes në fuqi të Ligjit për pagat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme