Paralajmërohen protesta gjithë popullore në Rusi: Për çfarë do të vdesin djemtë e burrat tanë

Prishtinë | 21 Sht 2022 | 14:22 | Nga Ekonomia Online

Lëvizja Vesna (Pranvera) ka bërë thirrje për protestë gjithë popullore kundër mobilizimit të pjesshëm, që sot e paralajmëroi presidenti rus Vladimir Putin.

Siç raporton Meduza ruse, aktivistët i bënë thirrje qytetarëve që sonte në ora 19:00, të mblidhen në qendrat e qyteteve ruse.

“Mijëra burra të Rusisë, baballarët, vëllezërit dhe bashkëshortët do të hidhen në makineri luftarake për bluarje të mishit. Për çfarë do të vdesin. Për çfarë do të derdhin lot nënat dhe fëmijët”, thuhet në kumtesën e Vesna në Telegram.

Kjo lëvizje më herët i kishte bërë thirrje ushtarëve rusë, që të refuzojnë të marrin pjesë në luftë dhe të dorëzohen.

Të ngjashme