Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar për sot vërshime të mëdha.
Sipas njoftimit, vërshimet me intensitet mesatar dhe të lartë do të nisin në Rrafshin e Dukagjinit e më pas do të shtrihen edhe në veri të vendit.
“Kjo situatë do të vazhdoj për disa ditë (09/01/2021), ku si pasojë e intensitetit më të lartë të tyre, në disa zona mund të paraqiten vërshime të shpejta, të cilat potencialisht shkaktojnë ngritje të shpejta të nivelit të ujit nëpër lumenj e sidomos nëpër rrjedhat ujore të cilat kanë karakter të rrëkeve.
Nëpër lumenjtë kryesorë do të ketë ngritje të lehtë të niveleve gjatë ditëve në vijim, ndërsa rrjedhat me karakter malor dhe ato të rrëmbyeshme do të paraqesin mundësi të vërshimeve të shpejta dhe vështirësi nëpër zonat/vendbanimet ku ato kalojnë”, thuhet në njoftimin e IHK-së.