Kompania britanike Fifteen Eleven Design, e specializuar për modelet klasike, ka paralajmëruar versionin modern të Porsche 914 i viteve ’70.
Ky version me dy ulëse planifikohet të prodhohet në seri të kufizuar por aktualisht nuk dihet se cili do të jetë çmimi i tij.
Porsche 914 modern pritet të vijë me motor me 3 ose 4 cilindra (i huazuar nga gjenerata e parë e Cayman S), me sistemin e tërheqjes vetëm me rrotat e pasme si dhe në kombinim me marshin manual me 6 shpejtësi.
Po ashtu pritet të vijë me dritat e përparme LED, vrimat më të mëdha të ajrit në kofano, mbrojtësit anësor të zgjeruar si dhe të bërë nga fibra të karbonit, rrotat 18-inçësh, si dhe me çati transparente.