Emërimi i deputetit Haxhi Shala si kryetar i Grupit Parlamentar të Nismës dhe AKR-së po e rrezikon ndarjen e këtyre dy partive.
Kështu ka paralajmëruar Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Jashtëm në detyrë, Behgjet Pacolli.
Ai ka thënë se Nisma nuk është konsultuar fare me AKR-në në këtë drejtim, dhe se bashkëpunimi me këtë subjekt politik do të shqyrtohet.
“Aleanca Kosova e Re nuk është konsultuar fare në këtë drejtim. Bashkepunimi yne me partinë Nisma Socialdemokrate do të shqyrtohet”, ka shkruar Zyberaj në Facebook.