Paralajmërohet protestë e specializantëve kundër vendimit të ShSKUK-së

Prishtinë | 12 Mar 2023 | 15:25 | Nga Ekonomia Online

Të hënën një grup i specializantëve do të protestojnë, për shkak të anulimit të kujdestarive nga ana e Administratës së ShSKUK-së dhe detyrimit për të punuar në kundërshtim me vendimin e Qeverisë për kompensimin për kujdestari, punë gjatë natës dhe punën jashtë orarit, raporton Ekonomia Online.

Protesta do të mbahet në ora 10:30, para Administratës së ShSKUK-së, ndërsa është paralajmëruar se pjesëmarrja e tyre do të jetë masive.

Përmes një komunikate për medie, përkrahje kësaj proteste i kanë dhënë 22 klinika, ndërkaq vetëm një është kundërshtuar.

“Nesër, të hënën nga ora 10:30 do të mbahet protestë e specializanteve para administratës qendrore të SHSKUK-së. Protesta është njoftuar dhe aprovuar nga shërbimi policor i Kosovës. Do të jenë prezentë specializant nga 22 klinika ndërsa një klinik ka dal kundër. Parashihet që me qenë prezent pra rreth 500 specializantë. Arsyeja e protestës është anulimi i kujdestarive shtesë nga SHSKUK-ja me dt 01.03.2023 dhe detyrimi për të punuar në kundërshtim me vendimin e Qeverisë se Republikës së Kosovës të marrë me dt 03.02.2023 – rregulloren QRK Nr 7/2023”, thuhet në njoftimin për media.

Të ngjashme