Paralajmërojnë ekspertët: Portalet qeveritare s’aplikojnë standarde të sigurisë, të rrezikuar qytetarët

Prishtinë | 14 Sht 2019 | 15:16 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Portalet qeveritare nuk aplikojnë standardet e sigurisë, prandaj edhe kjo mundëson qasje të paautorizuar dhe zbulim të të dhënave.

Mentor Hoxhaj, udhëheqës i Komunitetit për Siguri Kibernetike dhe Privatësi (CSP), në një bisedë për Ekonomia Online thktë se siguria kibernetike në vend në kohë kur çdo gjë është digjitalizuar është jashtë standardeve.

“Në kohën digjitale ku të gjithë kohën e kemi me digjitalizim ku çdo gjë mund të bëjmë online dhe padyshim që duhet të vendoset siguria kibernetike ne kemi potencuar që siguria kibernetike në një nivel të Republikës së Kosovës lë mjaft për të dëshiruar”.

Ai thotë se Qeveria e Kosovës duhet të merr masa që të mbrohen qytetarët nga zbulimi i pa autorizuar i të dhënave, raporton EO.

“Qeveria e Kosovës duhet të marr masat e nevojshme, ne kemi potencuar që disa herë që disa nga portalet qeveritare nuk aplikojnë as minimalen e standardes së sigurisë. Vendosja e standardeve të sigurisë do të mbrojë qytetarët nga zbulimi i pa autorizuar i të dhënave dhe qasjen e pa autorizuar. Vendosja e standardeve do të largonte këto shqetësime dhe do ofronte besimin te shfrytëzuesit”.

Sipas tij, gjatë 20 vjetëve të ardhshme 80% e profesioneve ekzistuese do të zhduken dhe to të zëvendësohen me aplikacione dhe teknologjinë artificiale.

“Padyshim që qeveria duhet të marr masat e duhura që shoqëria kosovare të përgatitët për ndryshimet që është duke i sjellë Teknologjia Informative dhe ndryshimet që do ti sjell. Brenda 20 viteve të ardhshme rreth 80% e profesioneve momentale ekzistuese do të zhduken dhe do të zëvendësohen me aplikacione me inteligjencë artificiale dhe me zhvillime të reja të hovshme të teknologjisë informative dhe kjo është detyrë e qeverisë që shoqërinë kosovare ta përgatisë për ndryshimet që janë duke na pritur viteve të ardhshme”.

Hoxhaj shtoi se që nga shkolla e mesme duhet të futet lënda e programimit.

“Që nga shkolla e mesme duhet të futet lënda e programimit, që ti kemi lëndët e programimit në shkolla nuk është një proces i shpejt duhet së pari profesorët, edukatorët dhe arsimtarët të përgatiten për edukimin e gjeneratave të ardhshme më pas fakultetet duhen të ofrojnë profesionet që të edukojnë studentët për profesionet të cilat janë duke u kërkuar në treg”.

“Bizneset duhet të ecin në hapat e teknologjisë informative duke aplikuar zbulimet e fundit të teknologjisë informative që të jenë konkurrues në treg dhe të mos rrezikojnë zhdukjen e tyre”.

Të ngjashme