Shoqata e Gastronomeve të Kosovës, nga dita e mërkurë ka paralajmëruar nisjen e një peticion me të së cilit kërkon nga Qeveria plotësimin e disa kërkesave të tyre .
Edona Gashi, përfaqësueseve e shoqatës së Gastronomeve të Kosovës, në një prononcim për Ekonomia Online, ka thënë se në mesin e kërkesave të tyre është lejimi i punës edhe në hapësira të mbyllura, si dhe zgjatja e orarit të punës deri në orën 24:00.
Ajo ka thënë se nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen ata do të jetë të detyruar të vazhdojnë me protesta, deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
“Nëse kërkesat tona nuk miratohet ne do të detyrohemi t’i shfrytëzojmë të gjitha të drejta tona që na takojnë duke përfshirë edhe vazhdimin e protestë deri sa të plotësohen-miratohen kërkesat tona, pasi që gjendja e gastronomeve në tërë Kosovën , është e rëndë.
“Kërkojmë nga Qeveria të ndryshojë orarin sa i përket punës në gastronomi,ne kemi adresuar disa kërkesa ku së pari kërkohet: Thirrje të seancës në parlament për ta ndryshuar orarin, të zgjatet orari i punës deri 24:00. Të lejohet puna në hapësira të mbyllura, të përcaktohet një manual i saktë për respektimin e distancës dhe masave mbrojtëse në hapësirave të mbyllura, si dhe ë ndihmohen bizneset me pako ekonomike”, është shprehur ajo.