Paralajmëron Ibishi: Amerika të merret seriozisht, largimi i forcave sjellë pasoja në siguri dhe ekonomi

Prishtinë | 10 Mar 2020 | 16:04 | Nga Arlinda Sejdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deklarata e Senatorit Republikan amerikan, David Perdue për rishikimin e prezencës ushtarake amerikane në Kosovë, po shihet si një vërejtje shumë serioze nga njohësit e sigurisë në vend.

Nuredin Ibishi në një intervistë për Ekonomia Online, tha se nëse trupat ushtarake amerikane tërhiqen nga Kosova, mund të ketë pasoja si në aspektin e sigurisë edhe në atë ekonomik.

Ibishi, më tej thotë se këto vërejtje Qeveria Kurti duhet t’i marrë me seriozitet.

“Për atë arsye duhet të me kuptuar shumë seriozisht që mund të ketë pasoja nga këto, jo vetëm të tërheqjes eventuale çka unë mendoj se s’mund të ndodhë për shkak vetë rrethanave çfarë janë të sigurisë në rajon edhe vetë nevojës së prezencës forcave amerikane këtu, por realisht këto janë edhe vërejtjet tjera për aspektin e heqjes së taksës që ka të bëjë edhe me sanksionet gjegjësisht tërheqjen edhe donacioneve për Kosovën pra nga ish ambasadori amerikan Richard Grenell”,

“Pasojat së pari sjellin në aspektin ekonomik, ato veç janë si një lloj sakncione në atë kuptimin, këto vetë mbështetja financiare, mirëpo edhe aspekti i sigurisë, nga aspekti i mbështetjes se ne e kemi Amerikën të parën para të gjithave, për atë arsye ne duhet  të jemi të kujdeshshëm shumë edhe veç qëndrimi sikur që thash amerikanët janë më pragmatik  në krahasim me evropianet”, theksoi ai

Megjithatë, ai shprehet i bindur se nuk do të ndodh tërheqja e  forcave amerikane, për shkak se ky nuk është vetëm interes i Kosovës, por edhe i vetë Amerikës.

“Unë mendoj që nuk do të ndodh kjo tërheqja e forcave nuk do të ndodh, për shkak që është edhe interesi jo vetëm i Kosovës në rend të parë por edhe i prezencë këtu, edhe është një e mirë, një përkrahje gjithë popullore, gjithë qytetare për amerikanët, për prezencë amerikane këtu, mirëpo është vërejtje serioze tjera janë për aspektin e mbështetjen financiare e mbështetjeve tjera nga ShBA-ja”, tha Ibishi, për EO.

Senatori amerikan David Perdue në një shkrim të bërë në rrjetin social Twitter, ka shkruar se për më shumë se dy dekada, forcat amerikane kanë ndihmuar në ruajtjen e paqes në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, nëse Kosova nuk është e përkushtuar për paqe, atëherë, Shtetet e Bashkuara duhet të shqyrtojnë praninë e trupave aty.

Përderisa Donald Trump Jr, djali i presidentit të ShBA-së, ka thënë se është koha që trupat amerikane të që janë të vendosura në Kosovë, të kthehen në shtëpi.

Trump Jr. e ka bërë “retweet” postimin e senatorit senatorit David Perdue për tërheqjen e forcave amerikane nga Kosova.

Edhe emisari special i presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richrad Grenell, e ka shpërndarë një qëndrim të senatorit amerikan.

Të ngjashme