Bota qëndron para krizës së ushqimit që nuk është parë për së paku 50 vjet, ka paralajmëruar Organizata e Kombeve të Bashkuara që ka kërkuar nga qeveritë të punojnë me kujdes për të shmangur katastrofat.
Masa më të mira sociale për mbrojtjen e të varfërve janë të domosdoshme pasi në recesionin e shkaktuar nga kriza e pandemisë së koronavirusit mund të bëjë ushqimin bazik të paarritshëm për ta, ka thënë sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, të martën.
“Deri kur të merren masa të menjëhershme, është duke u parë qartë se është e pashmangshme një emergjencë botërore e ushqimit që mund të ketë ndikim afatgjatë në qindra miliona fëmijë e të rritur. Duhet të veprojmë tash”, ka thënë ai.
Rreth 50 milionë njerëz rrezikojnë të bien në kategorinë e varfërisë ekstreme për shkak të pandemisë, por ndikim afatgjatë mund të jetë edhe më i rëndë.