Parandalim, informim dhe mbështetje për gratë, Rama: Për herën e parë kemi udhërrëfyes për kancerin e gjirit

Prishtinë | 29 Tet 2025 | 17:11 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka vizituar Qendrën e Mjekësisë Familjare.

Në një takim me gratë, Rama ka thënë se si kryeqytet, i kanë kushtuar rëndësi informimit për kancerin e gjirit.

“Për herë të parë në nivel të Kosovës, në QMF të Kryeqytetit kemi udhërrëfyesin për kancerin e gjirit Ky hap i rëndësishëm shënon përkushtimin për parandalim, informim dhe mbështetje për çdo grua dhe familje në vendin tonë”, tha Rama.

“Shëndeti fillon me vetëdije. Kontrollohu, informohu dhe kujdesu për veten!”, ka shkruar ai.

Të ngjashme