Parandalimi i dukurive negative në shkolla, temë diskutimi mes Hasanit dhe nxënësve të “British School Of Kosova”

Prishtinë | 02 Dhj 2019 | 17:56 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Task Forcës Anti-Drogë dhe Siguri në Shkolla, Avdullah Hasani, ka zhvilluar një bisedë me nxënësit e “British School Of Kosova”, ku temë diskutimi ishte parandalimi i dukurive negative në shkolla të mesme dhe të larta.

“Një bisedë interesante me nxënësit e “British School Of Kosova”, ku qëllimi i takimit tonë ishte parandalimi i dukurive negative në shkolla të mesme të larta nëpërmjet procesit të rregullt edukativo-arsimor si objektiv kryesor vetëdijësimin mbi trajtimin adekuat të problemeve me të cilat ballafaqohen brenda shkollave, duke kultivuar dhe promovuar te nxënësit vlerat e qytetërimit, sjelljet e shëndosha, shmangien e situatave konfliktuoze si dhe reflektimin e edukatës dhe mirësjelljes adekuate, si në klasë e shkollë, ashtu edhe jashtë: në rrugë, familje dhe shoqëri”, ka shkruar Hasani në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme