Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka thënë se kjo komunë do të angazhojë grupin e psikologëve dhe sociologëve në këtë komunë me qëllim të parandalimit të panikut si pasojë e situatës së krijuar nga COVID-19.
“Brenda pak ditësh do të krijohet platforma online, e cila do të respektojë privatësinë, ligjet në fuqi dhe do të jet zyrtare nga ana e Komunës së Suharekës”.
“Misioni i grupit do të ketë theksim të veçantë, parandalimin e panikut tek qytetarët e Komunës së Suharekës, si pasojë e shkaktuar nga Covid-19, i cili komunikimin do ta zbatoj vetëm përmes thirrjeve telefonike dhe formave tjera elektronike”, ka shkruar ai në Facebook.
Më poshtë gjeni njoftimin e plotë:
Do të angazhojmë grupin e psikologëve dhe sociologëve në Komunën e Suharekës, me qëllim të parandalimit të panikut si pasojë e situatës së krijuar nga COVID-19.
Brenda pak ditësh do të krijohet platforma online, e cila do të respektojë privatësinë, ligjet në fuqi dhe do të jet zyrtare nga ana e Komunës së Suharekës.
Misioni i grupit do të ketë theksim të veçantë, parandalimin e panikut tek qytetarët e Komunës së Suharekës, si pasojë e shkaktuar nga Covid-19, i cili komunikimin do ta zbatoj vetëm përmes thirrjeve telefonike dhe formave tjera elektronike.
– Ndërgjegjësimi i qytetarëve dhe pranimi në qetësi për situatën e krijuar;
– Largimi i shqetësimeve dhe frikës së tepërt, të krijuar edhe nga burimet jo relevante;
-Të ju ofrojmë me këshilla profesionale, se si qytetarët e Komunës së Suharekës të bëjnë jetën në izolim më cilësore;
-Të përcjellim mesazhet dhe rekomandimet e institucioneve relevante, që janë përgjegjëse për menaxhimin e situatës së krijuar nga Covid-19;
-Parandalimi i pasojave në shëndetin psikologjik dhe social, që mund të shkaktohet nga situata e krijuar nga Covid-19
-Nxitja e kreativitetit dhe ideve të ndryshme tek qytetarët, për ta bërë sa më të lehtë të kalimin e kohës në vetëizolim.
Janë këto disa prej qëllimeve, të cilat janë në plotësim e sipër e që do të mirren rekomandime dhe këshilla shtesë.
Në njoftim e radhës do ta keni më saktë dhe në detaje, se si do të fuksionoj komunikimi mes plikologëve-sociologëve dhe qytetarëve në Komunën e Suharekës.