Policia e Kosovës ka njoftuar se në dy raste të ndryshme, në pikë-kalimin kufitar në Vërmicë, u parandalua futja e mbi 250 kilogramëve mish të papërdorshëm.
Sipas Policisë, rasti po trajtohet në mënyrë të rregullt nga prokurori i shtetit ndërsa, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinaisë vlerësoi se mishi nuk ishte i përdorshëm për konsum.
“Gjatë kontrollit të automjetin me ngasës mashkull shtetas i Shqipërisë, është gjetur dhe konfiskuar rreth 120 kg mish. Njësia e AUV-it kanë konstatuar se mishi është i pa përdorshëm”, thuhet në njoftim e parë.
Po ashtu në të dy rastet sipas AUV-it mishi ishte i papërdorshëm.
“Gjatë kontrollit të automjetin me ngasës mashkull shtetas i Shqipërisë, është gjetur dhe konfiskuar rreth 150 kg mish. Njësia e AUV-it kanë konstatuar se mishi është i pa përdorshëm. Me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt” – thuhet në raportin tjetër të policisë.