Në pikë kalimin kufitar Han i Elezit, oficerët doganor kanë parandaluar futjen e mjeteve të punës të ndryshme gjatë tentim kontrabandës.
Në njoftim thuhet se në orët e pasdites të së premtes kishte arritur një automjet i cili pas pyetjes nga ana e oficerëve doganor ka deklaruar që nuk mbart asgjë, derisa e njëjta është selektuar për kontroll.
Gjatë kontrollit në vendin e gomës rezervë është hasur në mall të padeklaruar, i cili ishte fshehur me qëllim të kontrabandimit.
Mallrat e gjetura ishim: vida të llojeve dhe madhësive te ndryshme, teha, rrafshuese me bateri. Të gjitha mallrat e gjetura janë konfiskuar si dhe është iniciuar procedura kundërvajtëse.