Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar kontrabandimin e 33 telefonave në pikëkalimin kufitat të Aeroportit, raporton Express.
Sipas Doganës, malli është sekuestruar dhe lënda është referuar në procedurë kundërvajtëse.
“Njesitet Antikontrabande të Doganës gjatë kontrolleve në pikëkalimin kufitar të Aeroportit kanë zbuluar një tentim kontrabandimi të telefonave, ku në e rast është arritur të identifikohet dhe parandalohet kontrabandimi i 33 telefonave / Smart Phone. Malli është sekuestruar dhe lënda ështe referuar në procedurë kundërvajtëse”, thuhet në njoftim.