Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra në Viti, sekuestrohen rreth 300 kg duhan të grirë refuz dhe 500 pako cigare

Prishtinë | 25 Pri 2024 | 15:23 | Nga Ekonomia Online

Njësia  e  TASK-FORC-ës Lindje (e përberë nga Policia dhe Dogana  e Kosovës),  vazhdojnë
aktivitetet për parandalim dhe luftimin e kontrabandës dhe realizim të detyrave në teren në zonën
kufitare në mes Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Më datë 24.04.2024, në rajonin e Vitisë, nga njësitet e lartcekura është ndaluar automjeti me
targa vendore, drejtuar nga i dyshuari  S.Z., i moshës  47  vjeçar nga Vitia.

Gjatë kontrollit të automjetit është vërejtur se  kishte të ngarkuar 50 shtega (500 pako) cigare të gatshme për treg të llojit FAST dhe rreth 300 kg duhan të grirë refuz, të cilat dyshohet se i kishte kontrabanduar
nga Maqedonia Veriore përmes rrugëve malore ne fshatin Lubishtë të Vitisë.

Gjatë kontrollit, në shtëpinë e të dyshuarit janë sekuestruar edhe 200 kg duhan me paketim
Marlboro i përpunuar.

Gjithsej janë sekuestruar 500 kg duhan me vlerë mbi 6.000 € ndërsa shmangiet doganore janë
mbi 20.000€.

Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku
me urdhër të prokurorit i dyshuar dërgohet në qendrën e ndalimit për 48 orë, ndërsa
malli i kontrabanduar dhe automjeti sekuestrohet dhe dërgohen në terminalin doganor-Dheu i
Bardhë.

Të ngjashme