Policia e Kosovës njofton se në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, sot kanë parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra.
Në brezin kufitar Maqedoni e Veriut-Kosovë, është ndaluar një i dyshuar i cili po e drejtonte një kombi/furgon me targa vendore pa patentë shofer. Gjatë kontrollit është vërejtur se personi i dyshuar kishte të ngarkuar disa pako me mallra të ndryshme si në vijim, që sipas vlerës së tregut arrijnë shifrën rreth 30.000 euro:
sirup ‘Takovo’ rreth 900 litra,
filtera Grande rreth 70000 copë,
filterë Gentelmen rreth 450000 copë,
kavanoza të qelqit me mjaltë në sasi prej rreth 1200 kg,
28 palë këpucë,
2 karrige luhatëse me pajisje përcjellëse dhe
2 pasqyra.
Me urdhër të prokurorit, personi i dyshuar u dërgua në qendër të ndalimit për 48 orë, ndërsa malli i kontrabanduar dhe automjeti u sekuestruan dhe dërguan në terminalin doganor përkatës.