Vrasja e Davidit dhe protestat e pareshtura të qytetarëve kanë tronditur Republikën Serbe, transmeton Gazeta Metro.
Davor Dragicevic, baba i të riut David vdekja e pasqaruar e të cilit në mars të vitit të kaluar shkaktoi valë protestash kundër pushtetit në Republikën Serbe, është paraqitur të hënën me porosinë se është gjallë e shëndosh, por edhe me porosinë se dihet se kush do të jetë përgjegjës në qoftë se i ndodhë diçka.
Davor Dragicevic është zhdukur më 30 dhjetor në prët e vona pasi që policia në Banjallukë me dhunë ka shpërndarë tubimin protestues, qëllimi i të cilit ishte që të bëhet presion mbi pushtetin që më në fund të shpjegohet se si e ka pësuar David Dragicevici, i cili në mars është gjetir i vedekur pranë lumit Vërbas në Banjallukë. Prindi i tij këmbëngulës dyshon se në vrasjen e tij ka gisht pushteti i Republikës Serbe.
Policia e Republika Srpskas pas 30 dhjetorit ka urdhëruar ndalimin e çdo lloj tubimi të grupit “Drejtësi për Davidin”, me arsyetim se anëtarët e tij nuk i janë përmbajtur ligjit dhe e kanë kërcënuar qetësinë e sigurinë.
Vrasja e Davidit dhe protestat e pareshtura të qytetarëve kanë tronditur Republikën Serbe.