Parashikimi i motit nga IHMK për dy ditë

Prishtinë | 27 Jan 2022 | 16:34 | Nga Ekonomia Online

Do të mbajë mot kryesisht i vranët por nuk do të mungojnë as rrezet e diellit nëpër disa zona.

Vranësirat herë-herë do të shoqërohen me riga shiu të përziera edhe me flokë bore, ndërsa në viset malore parashihen reshje bore të intensitetit të dobët deri mesatar (ditën e premte).

Të shtunën mot më stabil. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet-6 deri -3 gradë Celsius ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë Celsius.

Ky ndryshim i temperaturave do të krijoj kushte që në shumë lokalitete të krijohet mjegulla si dukuri, ndërsa ngricat mbeten prezente gjatë natës dhe orëve të para të ditës, prandaj rekomandohet kujdes i shtuar në trafik.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.

Të ngjashme