Parashikimi i motit për ditën e fundit të muajit shkurt në Kosovë

Prishtinë | 28 Shk 2020 | 19:34 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se nesër në ditën e fundit të muajit shkurt të këtij viti, do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale të shkurtra me diell.

Sipas institutit, në fushat barike pritet të ketë rritje derisa në fushat termike parashihet rënie, kryesisht në vlerat e maksimaleve.

“Gjatë ditës, kryesisht në pjesën e dytë parashihen reshje të formë së shiut dhe borës. Në pjesën veriore të Dukagjinit sërish pritet të ketë erëra mesatare deri të fuqishme, më theks të veçantë në Istog me rrethinë, me një rreze veprimi prej 10-12 km”, thuhet në njoftim.

IHMK-ja parashikon se temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius.

“Do të ketë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit herë–herë me vrull”, përfundon njoftimi.

Të ngjashme