Parashikimi i motit për ditën e sotme

Prishtinë | 02 Kor 2024 | 07:30 | Nga Ekonomia Online

Ditën e sotme parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku pritet kohë pas kohe të ketë reshje shiu, të cilat lokalisht do të jenë në formë të rrebesheve dhe breshërit, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh – disa prej të cilave të ashpra.

Pluhuri saharian do të fillojë të tërhiqet gradualisht, megjithatë paraprakisht do të shoqërohen me reshje, duke rënë edhe baltë, njofton Meteo Kosova.

Era do fryjë nga drejtime të ndryshme, e cila në momente të veçanta pritet të jetë jashtëzakonisht e fuqishme, me shpejtësi maksimale prej 80-100 km/h.

Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të lëvizin prej 17 deri në 20°C, ndërsa ato maksimale prej 25 deri në 30°C.

Të ngjashme