Parashikimi i motit për ditët e ardhshme

CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 100
Prishtinë | 02 Gus 2026 | 21:41 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka publikuar parashikimin e motit për periudhën 3–7 gusht, duke njoftuar se vendi do të përfshihet nga mot me diell dhe temperatura të larta që në disa zona do të arrijnë deri në 38 gradë Celsius.

Sipas IHMK-së, gjatë gjithë javës do të mbizotërojë mot i kthjellët dhe shumë i ngrohtë, si pasojë e masave të ngrohta ajrore me origjinë nga Afrika Veriore. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 31 deri në 38 gradë.

Erërat do të fryjnë kryesisht nga verilindja, lindja dhe veriu, me intensitet të lehtë deri mesatar, ndërsa reshje shiu nuk parashihen. Vetëm në disa pasdite mund të ketë vranësira të pakta lokale.

IHMK vlerëson se kushtet biometeorologjike do të jenë kryesisht të favorshme, por rekomandon që gjatë orëve të mesditës të shmanget ekspozimi i zgjatur në diell, sidomos për personat me sëmundje kronike, të moshuarit dhe fëmijët. Gjithashtu, këshillohet konsumimi i mjaftueshëm i lëngjeve.

Të ngjashme