Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do të mbajë në dy ditën e ardhshme.
Në njoftim thuhet se ndodhet nën ndikimin e fushave të fuqishme anticiklonike. Kjo situatë barike do të kushtëzoj mot relativisht të qetë. Mëngjesi do të jetë i ftohët, me ngrica dhe me mjegull.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -8 deri -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i verilindjes.