Gjatë javës së ardhshme mbi vendin tonë do të vazhdojë të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, me mundësi reshjesh shiu të hënën dhe të martën.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat gjatë orëve të vona të ditës së hënë dhe pjesës së parë të ditës së marte, parashihen të sjellin reshje shiu.
Në mëngjes nëpër lugina parashihet të ketë mjegull. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius.
Ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8 m/s.