Në pjesën e parë të ditës do të mbajë mot kryesisht me diell, pasdite me vranësira të dendura të cilat vende-vende do të sjellin reshje shiu të intensitetit të dobët.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-31 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të shënojë rritje.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.