Nesër mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell.
Mëngjesi do të jetë relativisht i freskët teksa nëpër ultësira ka mundësi të ketë mjegull të radiacionit.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-23 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht e lehtë nga drejtimi i verilindjes.