Parashikimi i motit për një javë

Prishtinë | 29 Maj 2022 | 13:45 | Nga Ekonomia Online

Dy ditët e fundit të majit mbeten me kushte për reshje lokale shiu e bubullima.  Ditët e para të qershorit me mot më të nxehtë dhe më shumë diell.

29.05.2022 – Moti i paqëndrueshëm që ka përfshi vendin në fundjavë, mbetet prezent edhe në dy ditët e fundit të muajit maj.  Megjithëse parashihet të ketë më shumë diell, orëve të pasdites ekzistojnë kushte për zhvillime të rrebesheve lokale me bubullima, kryesisht përreth viseve malore, por që deri në mbrëmje mund të shtrihen edhe në pjesë tjera të vendit.

Në ditët e para të qershorit temperaturat do të shënojnë rritje, ku do të mbajë mot më i nxehtë, por edhe me më shumë diell.  Vonë orëve të pasdites dhe mbrëmje, përreth zonave malore mund të ketë kushte për rrebeshe të shkurta shiu dhe bubullimë.

Cilësia e ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira.

Në këto ditë të kthjellëta e me diell, kujdes duhet të kemi edhe nga ekspozimi më i gjatë në rreze të diellit orëve të mesditës, shkaku që indeksi i rrezeve UV (UVI) do të jetë më i lartë.

Datat:

30.05 – Mjegull përgjatë ultësirave orëve të mëngjesit.  Ditën më ngrohtë, me intervale më të gjata me diell.  Përreth viseve malore priten edhe zhvillime të rrebesheve me bubullima.

31.05 – Më ngrohtë e kryesisht me diell.  Pasdite më vonë dhe mbrëmje, me mundësi për rrebeshe shiu e bubullima.

1.06 – Kryesisht me diell dhe nxehtë.

2.06 – Nxehtë dhe kryesisht me diell.

3.06 – Më nxehtë e kryesisht me diell.

Temperaturat pas rënies këtë fundjavë, ditëve të ardhshme shënojnë rritje graduale, sërish edhe mbi 30C.  Minimalet luhaten ndërmjet 10C e 15C, ndërsa maksimalet shënojnë rritje nga 25C, të hënën deri në 32C ditën e premte.

Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme, fillimisht nga jugperëndimi 4-10m/s, e më pas edhe nga veriu 4-9m/s.

Shtypja atmosferike në rritje, e mbetet në vlera relativisht të larta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme