Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Prishtinë | 28 Maj 2023 | 16:07 | Nga Ekonomia Online

Në Kosovë në pesë ditët e ardhshme pritet të mbajë mot i ngjashëm me të kësaj jave.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, Deri më 2 qershor nuk parashihen ndryshime rrënjësore sa i përket parametrave meteorologjik.

“Mot kryesisht i vranët dhe me intervale të gjata me diell. Reshje shiu dhe shkarkime rrufesh do të përsëriten pothuajse çdo ditë, por duke ndërruar lokacionet dhe intensiteti i reshjeve do të jetë i ndryshueshëm”, thuhet në njoftimin e këtij instituti.

Në shumë zona të Dukagjinit parashihet që reshjet të përcillen me stuhi dhe breshër.

Reshje breshëri mund të ketë edhe në rrafshin e Kosovës, kryesisht në verilindje dhe juglindje duke përfshirë zona të kufizuara.

Sa i përket temperaturave ato do të shënojnë rritje të lehta në vlerat e mesditës.

Do të fryje erë kryesisht nga juglindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-11m/s

Të ngjashme