Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Prishtinë | 15 Dhj 2024 | 15:41 | Nga Ekonomia Online

Java e ardhshme paraqitet me kushte stabile të motit dhe rritje të vlerave termike.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se nga e premtja parashihen riga shiu, ndërkaq vikendi me rënie të temperaturave në të dy vlerat ekstreme dhe kushte për riga shiu dhe fjolla bore.

Të hënën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Në mëngjes parashihen kushte për mjegull, kryesisht në ultësira. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga verilindja.

Të martën poashtu mot i vranët dhe me intervale me diell. Në mëngjes mundësi për mjegull. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius , ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-4m/s.

E mërkurë – Mot i vranët dhe me intervale me diell. Në mëngjes paraqiten kushte për mjegull. Vranësira më të dendura parashihen rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 2gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindjes.

E enjte – Mot i vranët dhe me intervale me diell. Në mëngjes në shumë zona paraqiten kushte për mjegull. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-3m/s.

E premte – Mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-8 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes, njofton IHMK.

Të ngjashme