Parashikimi i Motit për pesë ditët e ardhshme

Prishtinë | 16 Mar 2025 | 20:00 | Nga Ekonomia Online

Java e ardhshme parashihet të jetë me kushte të paqëndrueshme atmosferike. Kjo situatë vjen si pasojë e masave të lagështa të ajrit me origjinë perëndimore dhe jugperëndimore, raporton Ekonomia Online.

Parashihen reshje shiu në viset e uleta, duke i përjashtuar disa zona perëndimore dhe jugperëndimore, ku përveç rigave të shiut do të ketë kushte edhe për reshje bore, derisa në viset e larta mbi 1100m parashihen reshje të intensitetit mesatar.

Temperaturat do të ulën dukshëm në krahasim me javën që po e lemë pas.

E hënë- Mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu, në viset e larta dhe në disa zona perëndimore parashihen reshje bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 deri 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-11m/s.


E martë- Mot me diell dhe vranësira të shperndara. Vranësirat vende-vende mund te sjellin riga shiu , kryesisht në disa zona të kufizuara të pjesës perendimore. Temperaturat minimale do të lëvizin
ndërmjet -4 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-8m/s.

E merkurë. Mot me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-12gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.


E enjte- Mot me diell.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i
jugperendimit e lehtë deri mesatare.


E premte. Të premten parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 deri 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin
ndërmjet 14-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes e lehtë deri mesatare.

Të ngjashme