Instituti hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot do të mbajë mot diell dhe realativisht i nxehtë.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius.
Ky është njoftimi i plotë:
Vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave anticiklonike. Në këtë situatë meteorologjike, do të mbajë mot me diell dhe relativisht i nxehtë. Indeksi UV do të jetë shumë i lartë (respekto këshillat e Institutit Kombëtar për Shëndet Publikë, që nënkupton se në intervalin kohor ndërmjet orës 10-17, lëvizjet të jenë sa më të kufizuara, ose të përdoren masat mbrojtëse).
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut.