Sot pritet të mbajë mot i ngrohtë dhe me intervale me diell njofton Prishtina Weather. Pasdite mundësi për reshje lokale shiu.
Njoftimi i plotë:
10.09 – Shumë ngrohtë, me intervale më të gjata me diell. Pasdite mundësi për reshje lokale shiu.
11.09 – Fillimisht me diell. Pasdite priten zhvillime të rrebesheve me bubullima.
12.09 – Më freskët, me vransira dhe intervale me diell. Pasdite vende-vende mundësi për reshje lokale shiu me bubullima.
13.09 – Pjesërisht vranët.14.09 – Kryesisht me diell.
Temperaturat pësojnë rënie në të dy vlerat ekstreme. Minimalet zbresin nga 17C edhe deri në 9C javën e ardhshme, ndërsa maksimalet zbresin deri në 20C ditën e hënë, e më pas shënojnë rritje deri në 25C, të mërkurën.Të shtunën frynë erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi 5-12m/s, e nga dita e diel prej verilindjes.
Shtypja atmosferike zbret përreth vlerave normale, më pas me tendencë të rritjes.