Mot i vranët dhe me intervale diellore parashihet të mbajë të dielën në Kosovë.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vranësirat vende-vende pritet të sjellin riga shiu.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 15-18 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Më tej bëhet e ditur se do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-5 m/s.