Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar motin për sot dhe nesër.
Gjatë këtyre dy ditëve vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion stabil atmosferik.
Në këto kushte do të mbajë mot i ndryshueshëm, sot me intervale me diell dhe vranësira të çrregullta , ndërsa nesër kryesisht i vranët dhe vende –vende me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi deri 8m/s”, njofton IHMK.