Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ftohta të ajrit me presion të ngritur atmosferik.
Në këto kushte do të mbajë mot i vranët dhe me periudha të gjata me diell. Këto masa të ajrit me origjinë nga veriu i kontinentit do të jenë të qëndrueshme për tri ditët e para të javës, duke e zbritur merkurin në termometër nga zero deri -4 gradë Celsius, derisa maksimalet e ditës pritet të lëvizin nga 5-9 gradë Celsius.
Reshje shiu nuk parashikohen gjatë kësaj periudhe. Do të fryjë erë nga veriu dhe jugperëndimi me shpejtësi mbi 9 m/s.