Qeshja kthehet në një hungërimë që ngelet në fyt si dënesje – apo ju shpon si shigjeta në qafë – në udhëtimin e fundit të egër të Bong Joon-hosë, me filmin “Parasite”.
Në letër, nuk tingëllon shumë ndryshe prej filmave të tjerë të Bongut, “Snowpiercer”, “Memories of Murder”, “The Host” apo “Okja”. Regjisori korean është mbi të gjitha i njohur për filmat e tij të pakategorizueshëm që rrokullisen përgjakshëm poshtë shkallëve të zhanreve të ndryshme, duke u goditur hap pas hapi – në komedi, horror, dramë, komente sociale, film i shkurtër, filma me krijesa, mister e vrasje, manifest për vegjetarianizmin – dhe gjithçka tjetër, rrugës, shkruan sot Koha Ditore.
Por derisa “Parasite” padyshim se qarkon përmes gjysmës së të sipërpërmendurave, qeshja bëhet më e errët, hungërima më me cen teksa dënesja më e dëshpëruar sesa pritet prej tij. Bong është rikthyer dhe atë në formë brilante ama është pagabueshëm, vrullshëm i zemëruar dhe kjo reflekton në filmin e tij. Ama ai nuk e nis kësisoj.
Me zhdërvjelltësinë tipike të stilit “shtrirje e shmangie”, filmi fillon si një riprodhim pothuajse i vetëdijshëm korean i filmit fitues të “Palmës së Artë” të vitit të shkuar, “Shoplifters”.
Edhe këtu e kemi një familje të rrënuar ama plot dashuri të shtytur drejt ekstremeve të pasigurta, sherri i varfërisë dhe një kryefamiljar të shashërdisur (Song Kang-ho), i cili mbushet me krenari në çdo të arritur madje margjinale të fëmijëve të tij.
“A ka Oxfordi kurs për falsifikime?”, pyet ai admirueshëm, duke e shikuar kualifikimin e rremë që e bija e tij Ki-Jung (Park So-dam) e kishte bërë bashkë me të vëllanë e saj Ki-woo (Choi Woo-shik).