Vendimi për t’u larguar nga parimi demokratik i barazisë për qytetarët në emër të adresimit të tensioneve etnike ndaj një koncepti alternativ të ndarjes së grupeve etnike, sipas territorit, do të përbëjë një shkëputje fondamentale prej përpjekjes së suksesshme ndërkombëtare që u dha fund dhe i parandaloi luftërat në Ballkan nga vitet 1995-2008.
Kështu shkruan James W. Pardew ishte zëvendësndihmës sekretari i përgjithshëm i stafit operacional të NATO-s nga gushti i 2005-s deri në gusht të 2008-s, gjatë operacioneve të NATO-s në Afganistan dhe Kosovë, si dhe misionit trajnues të NATO-s në Irak.
Sipas tij, përdorimi i parimeve të demokracisë – drejtësi, mundësi dhe trajtim i barabartë për qytetarët – mund të kërkojë më shumë kohë dhe përpjekje për përmirësimin e relacioneve etnike në rajon.
“Mirëpo, në aspektin afatgjatë, barazia qytetare e ofruar me demokraci përbën një qasje larg më të mirë dhe më të qëndrueshme për zgjidhjen e telasheve të mbetura etnike në Ballkan sesa ridefinimi i kufijve”, ka shkruar Pardew, që ka qenë edhe edhe ndihmëskëshilltari special i presidentit dhe sekretares amerikane të Shtetit për demokraci në Ballkan, gjatë konfliktit në Kosovë dhe më pas, si dhe sekretar i ekipit negociator të Richard Holbrookut për arritjen e Marrëveshjes së Daytonit.
Ai qe shpërblyer me çmimin e nderit të Departamentit amerikan të Shtetit, me medaljen e Departamentit të Mbrojtjes për Shërbime të Dalluara Civile si dhe me medalje për shërbim të dalluar në Inteligjencë Kombëtare.