Leandro Paredes pritet të rikthehet në kampionatin italian Serie A. Mesfushori argjentinas që aktiviozhet në Rusi me Zenitin, ka shprehur dëshirë për tu rikthyer në Itali.
24-vjeçari iu bashkua Zenitit në verën e vitit 2017 për 23 milionë euro nga Roma. Por për ta rikthyer në Itali mesfushorin, është duke insistuar skuadra e Milanit.
Corriere dello Sport shkruan se kontaktet mes palëve kanë nisur dhe ky transferim mund të ndodh qysh në janar.
Paredes shihet si objektivi kryesor i Milanit për mesfushën dhe trajneri Gattuso e pëlqen shumë lojtarin. Për ta bindur Zenitin të heqë dorë nga ylli i tyre, Milan ka gati 30 milionë euro plus pesë të tjera në formë bonusesh.
Problemi i vetëm qëndron tek paga e lojtarit e cila është rreth pesë milionë euro te Zeniti. Në anën tjetër, Milan deri më tani është e gatshme t’i ofrojë pagë prej katër milionë euro neto në stinor.
Për reprezentuesin argjentinas interesim kanë shprehur edhe skuadrat angleze Arsenal dhe Tottenham Hotspur.