Paret merrini, por votën e dinjitetin mos e shitni

Prishtinë | 31 Tet 2025 | 21:07 | Nga Shenoll Muharremi

Kjo cka po shohim këto ditë, e që nuk është e re por një eskalim, është një skenar klasik ku të bëjnë zullum e të varfërojnë me dorën e majtë, e të blejnë (votën) me dorën e djathtë.

-Fillimisht rrisin çmimin e energjisë.

-Krijohet inflacion, rriten çmimet, jeta bëhet e papërballueshme.

-Qytetari varfërohet se 100 euro kanë vlerë rreth 60-65 euro sot, aq mundesh me ble në market;

-Sulme dhe presion bizneseve dhe prodhimit, rritet importi dhe deficiti, çdo muaj dalin nga vendi mbi 500 milionë euro e në vit deficiti në tregti mallra shkon 6 miliardë (pare jashtë vendit)..

-Pastaj kur qytetarët pshtetën për muri ua rrisin pak pagat e shtesat para dhe gjatë zgjedhjeve që me u dukë sikur po ndihmojnë.

Në fakt, vetëm po i kthejnë aty ku i kanë zbrit vetë. Kjo i bjen si me të rreh njëherë mirë e mirë.. e pastaj me ta jep një gotë ujë që ti me mendu se të shpëtoi e me i thonë faleminderit.

E kanë gjetë një formulë të ulët me jau vjedhë votën qytetarëve më të varfër të Europës.

Të ngjashme