Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Agron Selimaj, do të raportojë sot para Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, ku përveç tjerash ai pritet të japë detaje edhe për zhvillimet e fundit në veri të vendit.
Mbledhja e komisionit do të fillojë në orën 11:00.
Ndërkohë, ditë më parë, kryetari i këtij komisioni, Haxhi Shala, njoftoi se i pari i AKI-së, së shpejti do të raportojë në komision lidhur me vendosjen e murit dhe trenin provokues që Serbia tentoi ta fusë në Kosovë.