Sipas njoftimeve të mediave të huaja, trashëgimtarja e pasurisë së familjes Hilton, Paris thuhet se është e gatshme të bëhet nënë.
Megjithëse përfundoi fejesën muajin e kaluar me aktorin Chris Zylka, Paris Hilton dëshiron të bëhet nënë e një fëmije.
Duket se bukuroshja po kërkon një donator të bukur, i cili ka një nivel të lartë të inteligjencës dhe vjen nga një familje e mirë.
Miqtë e saj thonë se ka një problem – donatorët zakonisht nuk janë milionerë, sepse nuk kanë nevojë të shesin spermatozoidet.
“Paris beson se ky veprim do të shkojë mirë me imazhin e saj të një gruaje të biznesit që mund të bëjë gjithçka vetë dhe nuk ka nevojë që ta ketë në krah një njeri suksesshëm”, thonë miqtë e saj.
Motra e vogël Parisit, Niki, tashmë ka qenë në rolin e nënës dhe ka dy fëmijë, gjë që është një tjetër arsye pse Paris nuk dëshiron të rrit një fëmijë.