Ajo konsiderohet si një ndër femrat më të pasura në botë në saje të pasurisë që do të trashëgoj të familjes.
Bëhet fjalë për Paris Hilton, e cila ditë më parë u bë temë e meidave rozë fal jetës private dhe sentimentale.
Biondina ishte në prag të martesës, por që i dha fund fejesës me këngëtarin Chris Zylkan.
Megjithatë, bukuroshja ende nuk ka vendosur t’ia kthej, sipas traditës, unazën propozuesit, e cila kap shifrat e dy milionë dollarëve.
TMZ ka zbuluar se ndarjen e kërkoi vetë miliarderja. Ligji i Kalifornisë thotë se nëse femra kërkon të ndahet, mashkulli duhet të marrë sërish unazën. Dhe Chris dëshiron që ky ligj të zbatohet.
Por, Chris nuk ia ka kërkuar deri më tani unazën e fejesës, megjithëse ligjërisht i takon që t’i rikthehet.
Aksesori është tepër unik me një diamant 20 karatësh që mori katër muaj për tu përpunuar.