Vajza e Michael Jacksonit, Parisi, është fytyra e re e brandit të njohur “Calvin Klein”.
Vajza 19-vjeçare e legjendës së popit, e shfaqur tashmë në kopertinat e revistave më të rëndësishme, sipas burimeve të shtypit, ka firmosur një kontratë me gjashtë zero me markën amerikane, e cila prej 2016 është nën drejtimin e Raf Simons.
Sipas burimeve, Paris mund të hyjë edhe në botën e kinemasë si protagoniste e një filmi, ku u pa për herë të parë në tapetin e kuq të Met Gala, me një fustan të firmës Calvin Klein.
Përfshirja e Parisit, i shtohet projekteve të guximshme që drejtori i ri i Calvin Klein ka realizuar, si ndryshimi i logos së markës, një fushatë publicitare me yjet mashkullorë të Mooonlight dhe ka hedhur në treg një spot veshjesh me aktore dhe modele të moshave të ndryshme, përfshirë edhe Lauren Hutton, 73 vjeç.
Parisi është më e madhja nga fëmijët e Michael Jacksonit.
Pas vdekjes së tij në vitin 2009, ajo ka jetuar me dy vëllezërit, nën kujdestarinë e gjyshes së tyre 83-vjeçare, të cilës edhe iu dha e drejta nga gjykata.