Paris Jackson më në fund e ka treguar të vërtetën për orientimin e saj seksual.
Vajza e legjendës së muzikës pop, Michael Jackson, është bërë pjesë e shumë prej përdoruesve të Instagramit që kanë zgjedhur ta provojnë platformën me mundësinë për t’i bërë pyetje në ‘story’.
Kur një fans e ka pyetur “A je biseksuale?”, 20 vjeçarja është përgjigjur se ajo është duke shtuar se “kështu e quani ju, besoj, por kush ka nevojë për etiketa”.
Fansat e Jackson kanë spekuluar tash e sa kohë për orientimin seksual të saj.
Në fakt, gjithçka nisi në muajin mars kur ajo është fotografuar duke e puthur në buzë modelen dhe aktoren Cara Delevingne derisa po vallëzonin në një restorant në West Hollywood pas një darke të përbashkët me kumbarën e Paris, Macaulay Culkin dhe të dashurën e tij Brenda Song.
“Ato kanë një miqësi shumë të veçantë por nuk janë në lidhje. Paris është 19 vjeçare dhe po e jeton jetën sipas rregullave të saj. Ajo nuk ka plane të rehatohet në një periudhë të afërt”, kishte thënë atëherë një burim për revistën People.
Kjo puthje e tyre erdhi disa ditë pasi vetëm kishin nisur thashethemet për një lidhje mes të dyja vajzave pasi ato kishin postuar në Instagram një foto ku shiheshin bashkë në shtrat.
Madje, kishin zbuluar edhe se po e shihnin filmin “Carol” – film që tregon për historinë e një dashurie të ndaluar mes dy grave.
Jackson më vonë kishte postuar edhe një fotografi të Delevingne duke kërcyer në shtratin e saj.
https://instagram.com/p/BgiHUkjHp0w/?utm_source=ig_embed
Të dyja vajzat ishin miqësuar pasi ishin takuar në ceremoninë e ndarjes së çmimeve MTV në vitin 2017.
Romancat më të famshme publike të bijës së Michael Jackson përfshijnë lidhjen e saj me Chester Castellaw në vitin 2015 dhe lidhjen e saj të gjatë me bateristin Michael Snoddy në vitin 2016.