Parisi ka anuluar fishekzjarrët e Vitit të Ri dhe ngjarje të tjera në Champs Elysees.
Kjo në përputhje me masat e reja të qeverisë për të parandaluar përhapjen e variantit Omicron të coronavirusit.
Kryeministri francez, Jean Castex njoftoi të premten ndalimin e ngjarjeve të mëdha publike dhe fishekzjarrëve për natën e Vitit të Ri dhe rekomandoi që banorët, edhe nëse janë të vaksinuar, të bëjnë një test kundër virusit përpara festave të Vitit të Ri.
Castex tha sot se omikroni po përhapet me shpejtësi rrufeje dhe se ka të ngjarë të bëhet dominues në Francë në fillim të vitit të ardhshëm, raporton reuters.
Franca kishte 58,128 raste të reja të infeksionit të premten gjersa kanë vdekur 162 persona.